Home Uncategorized Vdekja e 10-vjeçarit nga Malisheva, policia tregon çka u gjet në vendin...

Vdekja e 10-vjeçarit nga Malisheva, policia tregon çka u gjet në vendin e ngjarjes

41
0





Një 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, mesditën e së dielës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole dhe një karikator.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë).

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here