Home Uncategorized Para 16 vitesh e arrestoi, sot Kurti e pret në zyrë kapitenin...

Para 16 vitesh e arrestoi, sot Kurti e pret në zyrë kapitenin e Policisë së Kosovës

173
0





Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur sot në një takim drejtuesit e Policisë së Kosovës që u angazhuan gjatë 13 ditëve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Por Kurti ka ndarë një kujtim që ka me një nga policët që u angazhua në Veri.

Kurti ka pritur sot në zyrë kapitetin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, i cili para 16 vitesh e kishte arrestuar kryeministrin aktual, në një nga protestat që organizonte si opozitar, shkruan Reporteri.net.





Kurti ka thënë se me Ahmetin nuk i shtrënguan duart për shkak të pandemisë, por e ka vlerësuar jashtëzakonisht për punën e kryer në veri.

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve.

Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here