Home Uncategorized Ngjarja tragjike në Malishevë: 10-vjeçari kishte lëndime te nofulla, në kamion u...

Ngjarja tragjike në Malishevë: 10-vjeçari kishte lëndime te nofulla, në kamion u gjet një gëzhojë

590
0





Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Mirëpo, siç mëson Sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.

Tutje dyshohet që axha i të ndjerit ka dalë që ta kërkojë pasi ishte vonuar, por pastaj e ka gjetur në kamion pa shenja jete.

Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës, shkruan Sinjali.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here