Home Uncategorized Martinez: Nuk më ka kontaktuar Barcelona

Martinez: Nuk më ka kontaktuar Barcelona

30
0

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez për HLN ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga Barcelona për stolin.

Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë asgjë, ani pse dëshiron të përmbushë kontratën me Belgjikën.

Barça po mendon ta shkarkojë Ronald Koemanin dhe në mesin e shumë kandidatëve për stolin është edhe Martinez.

Megjithatë, ka zëra se Andrea Pirlo është kandidati numër një, dëshira e Joan Laportës.

“Nuk ka absolutisht asgjë – dhe nuk ka pasur kontakte me Barcelonën. Dua ta përmbush kontratën time, por shumë gjëra mund të lindin gjatë rrugës”, u shpreh Martinez. /Gazeta Sinjali Sporti/

Michael Nees, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të tetorit kundër Republikës së Çekisë.

Takimi i parë do të zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, shkruan Sinjali Sporti. Ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.

Dardanët U21 do të grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, kur edhe do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e parë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here