Home Uncategorized Çelaj: Daut Haradinaj i duhet Prishtinës, ka guxim dhe nuk e ka...

Çelaj: Daut Haradinaj i duhet Prishtinës, ka guxim dhe nuk e ka një shef mbrapa që i jep llogari

93
0





Mbrëmë në debatin televiziv për zgjedhjet lokale në Prishtinë, analistët folën për performancën e kandidatëve për kreun e kësaj komune.

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj, mes tjerash tha se fillimisht nuk ka besuar se Daut Haradinaj ka qenë zgjedhja më e mirë prej AAK-së, por tha se më vonë kam takuar qindra njerëz, që më kanë thënë që janë kontaktuar personalisht nga Dauti dhe që kanë vendosur ta votojnë.

“Unë jam befasu sa ka ec Dauti, bile as në sondazhe nuk reflektohet fuqia e tij e vërtetë. Befasi e këtyre zgjedhjeve do të jetë Daut Haradinaj”, shtoi Çelaj.

Ai tha se përparësi e tij kryesore është se është një njeri që vendos vet, i guximshëm dhe vendimmarrës i pakompromis. Prishtines i duhet një njeri i guximshëm, sepse Prishtina ka nevojë për ndryshime radikale, e Dauti e ka atë veti”, tha Çelaj.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here