Home Uncategorized Gjendet 13-vjeçarja e zhdukur nga Gjakova, ishte rrëmbyer dhe u dhunua seksualisht...

Gjendet 13-vjeçarja e zhdukur nga Gjakova, ishte rrëmbyer dhe u dhunua seksualisht nga dhëndri i xhaxhait

739
0





Të mërkurën u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës e të enjten është gjetur një 13-vjeçare nga fshati Janosh i Gjakovës.

13-vjeçarja ishte rrëmbyer para një jave nga E.K. 35 vjeç, i cili po ashtu kërkohej nga Policia për veprën penale, “rrëmbim”.

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me atë të Pejës, i gjeti të dy në fshatin Vitomiricë.

Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka njoftuar që i dyshuari pas arrestimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt. Por, pas intervistimit të palëve, vepra penale, nga person i zhdukur është rikualifikuar si dhunim.





“Në lidhje me rastin e raportuar person i zhdukur, pas kërkesës së publikuar nga PK-ja për bashkëpunim, qytetarë të Rajonit të Pejës kanë njoftuar për vendndodhjen e të dyshuarit. Dje, datë 29.09.2021, në bashkëpunim me njësitet policore nga Rajoni i Pejës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit në fshatin Vitomiricë – Pejë.

Pas arrestimit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt. Po me urdhër të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor.

Vepra penale pas intervistimit të palëve, nga Person i Zhdukur është rikualifikuar si Dhunim. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent.”





E tronditur nga ky rast është nëna e viktimës. Sipas saj, vajza e mitur është mashtruar dhe nuk ishte e vetëdijshme për qëllimet e rrëmbyesit të saj.

Madje, E.K., i dyshuar për përdhunim, nuk ishte person i panjohur për familjen.

Sipas ATV ai është dhëndri i xhaxhait të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here