Home Uncategorized Në Kosovë edhe 9 vjeçarët në mesin e konsumuesve të drogës, dominojnë...

Në Kosovë edhe 9 vjeçarët në mesin e konsumuesve të drogës, dominojnë heroina, kokaina dhe hashashi

257
0





Mjeku tregon drogat që përdoren më shumë në Kosovë, flet edhe për moshën e përdoruesve.

Terapisti, Safet Blakaj në Qendrën e Trajtimit të Varësive në Kosovë në një intervistë të fundit ka treguar moshat mesatare të fillimit të përdorimit të drogës.

Blakaj tregoi për “Euronews Albania” që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës gjatë vitit 2020 ishte 16.2 vjeç.





Ai theksoi se në Kosovë, aktualisht përdoren shumë drogat si heroina, kokaina dhe hashashi.

Mjeku nënvizoi se vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogës nga ana e grave.

Ndërkohë, ai përmendi edhe moshat ekstreme të cilat konsumojnë drogë.

“12-vjeç edhe më ulët për rastet ekstreme. Mosha më e vogël ka qenë 9-vjeç”, tha ai.





Ai shtoi se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të gjithë përdoruesve të drogës, pastaj vjen Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here