Home Uncategorized Kurti shpalli “epokën e Reciprocitetit”, Petkoviqi ia kthen: Kjo është epoka e...

Kurti shpalli “epokën e Reciprocitetit”, Petkoviqi ia kthen: Kjo është epoka e Zajednicës

221
0





Shefi i Delegacionit të Serbisë për bisedimet në Bruksel, Petar Petkoviq, është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes lidhur me targat.

Ai ka thënë se që sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga të dyja palët.

“Duke nisur nga marrëveshja për targat, ajo për Bashkësinë e Komunave Serbe do të jetë temë në takimin e ardhshëm”, ka thënë Petkoviq.

“Pas dy ditësh të vështira negociatash, arritëm marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur”.





“Nga sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel prej kohësh dhe ky është realitet që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më parë që të jetë e mundshme”.

Kujtojmë që Serbia po kërkon zbatimin e Marrëveshjes për Zajednicën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here