Home Uncategorized Haradinaj: Askush nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje në kundërshtim të sovranitetit të...

Haradinaj: Askush nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje në kundërshtim të sovranitetit të vendit

204
0





Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat. Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”.





“Po ashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje për sovranitetin e Kosovës!” .

“Po ashtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontroll ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën”.

“Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!”, ka shkruar Haradinaj.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here