Home Uncategorized Sami Lushtaku shpërthen keq ndaj Bekim Haxhiut: E ka shkel votën e...

Sami Lushtaku shpërthen keq ndaj Bekim Haxhiut: E ka shkel votën e PDK-së qe 5 vjet, pabesia s’ka fund

305
0





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur hapur përkrahjen e tij ndaj kandidatit të pavarur, Bekim Jasharit për komunën e Skenderajt.

Në postimet e tij të fundit Bekim Haxhiu shihet duke qenë pjesë e fushatës së Jasharit, ndonëse i përket PDK’së, dhe se kandidat për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK është Fadil Nura, shkruan Periskopi.

E këtë përkrahje të deputetit Haxhiu-Kamishi, Lushtaku e ka parë si tradhëti.





Ai në një prononcim për Periskopin tha se “ky djali, e ka shkelë besimin që 5 vite, që ia kanë jep votën në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, tash a pe dinë, këto; burrnia, pabesia nuk kanë fund, kështu që më mirë pyetne edhe atë”

“Mirë është me pyet, Kamish a bombë a qysh e patë emrin ky djali. Mirë është me pyet atë, ai e ka shkelë besimin e votuesi të PDK’së, e ka shkelë besimin që 5 vite, që ia kanë jep votën në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, tash a pe dinë, këto; burrnia, pabesia nuk kanë fund, kështu që më mirë pyetne edhe atë”, ka thënë Lushtaku në një përgjigje për Periskopi.

Ndërkaq kujtojmë se Periskopi ka provuar të flaës me deputetin Haxhiu, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga ana e tij.





Mbetet të shihet nëse PDK do të ketë ndonjë masë ndëshkuese për deputetin Haxhiun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here