Home Uncategorized Rritet në 30% kapaciteti i tifozëve që do lejohen në aktivitetet sportive...

Rritet në 30% kapaciteti i tifozëve që do lejohen në aktivitetet sportive në ambientet e hapura

39
0

Nga java e ardhshme do të lejohen më shumë shikues që të jenë të pranishëm në aktivitetet sportive që zhvillohen në ambiente të hapura.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot (e enjte) ka prezantuar masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.

Mes tjerash, Vitia ka bërë të ditur se nga java e ardhshme në ambientet e hapura ku zhvillohen aktivitetet sportive, të pranishëm do të lejohen të jenë 30% e shikuesve, nga 5% sa lejohen tani për tani.

Personat që duan të ndjekin nga afër ndeshjet që zhvillohen në ambientet e hapura, duhet pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. /Gazeta Sinjali Sporti/

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Konyaspor në Superligën e Turqisë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare sapo ka shënuar dy gola kundër Trabzonsporit, sfidë te cila u mbyll me barazim 2-2.

Konyaspor ishte duke humbur 0-1 në shtëpi, po Endri doli në skenë duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 20-të.

Ai shënoi edhe golin e epërsisë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46’ dhe është rrugës për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij.

Tek vendasit janë në lojë nga minuta e parë edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe Bytyqi. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here