Home Uncategorized Publikohet lista e të ftuarve te Argjentina për ndeshjet e Tetorit/ Vazhdon...

Publikohet lista e të ftuarve te Argjentina për ndeshjet e Tetorit/ Vazhdon të injorohet Icardi

27
0

Kombëtarja e Argjentinës ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

Argjentina do vazhdojë edhe muajin e radhës të zhvillojë kualifikueset për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërsa, tani Argjentina ka publikuar listën e të ftuarve, ku nuk është pjesëmarrës ylli i PSG-së, Mauro Icardi, i cili vazhdon të injorohet nga selektori Lionel Scalioni.

Lista e plotë e të ftuarve me lider Messin është kjo:

Toni Kroos sheh dritën në fund të tunelit. Pasi kaloi muaj të komplikuar për shkak të një problemi në fizik, të shkaktuar gjatë Euro 2020, mesfushori i Real Madrid është gati të kthehet.

“Jam i lumtur, sepse sot kam arritur të bëj stërvitjen time të tretë me ekipin pa dhimbje, pas gjashtë apo shtatë muaj vuajtje, kështu që është një ndjenjë e mirë. Nuk kam luajtur për tre muaj, ndeshja e fundit ishte më 29 qershor, në Euro 2020, kështu që duhet të fitoj ritmin.”

Pyetja që bëjnë të gjithë tifozët e Real Madridit është kur do të jetë në formacion 31-vjeçari.

“Ndihem gati dhe mendoj se do të grumbullohem për ndeshjen me Sherifin e Tiraspolit. Do të flas me Ancelottin dhe, nëse preferon të presë, do ta dëgjoj dhe do të analizoj momentin”.

Kthimi ishte i gjatë dhe i vështirë.

/Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here