Home Uncategorized Pas pesë xhirove, Juventusi gjen fitoren e parë, mposhtë Spezian me përmbysje1fg12g

Pas pesë xhirove, Juventusi gjen fitoren e parë, mposhtë Spezian me përmbysje1fg12g

26
0

Juventusi më në fund arrin fitoren e parë në sezonin e ri në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Zonja e vjetër me shumë vështirësi e mposhti Spezian në udhëtim me shifrat përfundimtare 2-3.

Bianconeri ia nisi më mirë, me golin e Moise Kean (28’), mirëpo pa kaluar pesë minuta vendasit barazuan me Emmanuel Gyasin, duke shkuar në pushim të mes pjesëve me barazim.

Pjesa e dytë filloi më mirë për nikoqirët, të cilët me anë të Antistes kaluan në epërsi në minutën e 49.

Sidoqoftë, mysafirët dukej se nuk ishin ardhur për të humbur, pasi Federico Chiesa në të 66-ën barazoi me një gol të bukur, e më pas Mathijs de Ligt, përmbysi rezultatin duke ia siguruar fitoren e parë Allegrit në ligë.

Pas kësaj fitore Juventusi ngritët në vendin e 12-të me pesë pikë, kurse Spezia me katër pikë mbanë pozitën e 16-të. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here