Home Uncategorized Italia – Argjentina përballen në Copa EuroAmerica

Italia – Argjentina përballen në Copa EuroAmerica

34
0

Fituesi i Kampionatit Evropian, Italia dhe ai i Copa Americas, Argjentina do të përballen me njëri-tjetrin në kuadër të trofeut të ri Copa EuroAmerica.

CONMEBOL ka njoftuar se është arritur marrëveshja me UEFA-n për këtë përballje që do të përfshijë fituesin e Kampionatit Evropian dhe fituesin e Copa Americas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, stadiumi se ku do të luhet ndeshja mes Italisë dhe Argjentinës nuk është caktuar ende.

Kështu, Messi do ta ketë edhe një mundësi të fitojë një tjetër trofe me Argjentinën. /Gazeta Sinjali Sporti/

Sot kanë nisur ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Me dy ndeshjet e orës 18:45 kanë filluar këto ballafaqime.

Interi është duke barazuar pas 45 minutave të parë me Shakhatar Donetskun.

Takim interesant u luajt në pjesë të parë, ku të dy ekipet kishin raste që të shënonin, por iu mungoi fati.

Duel tjetër në këtë orar është ai në mes Ajaxit dhe Besiktasit që u përmbyll pjesa e parë me 2-0 për vendasit.

Holandezët shkuan në pushim të mes pjesëve me golat e Steven Berghuis dhe Sebastian Haller. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here