Home Uncategorized ilan iu rikthehet fitoreve ndaj Venezias me lehtësi1fg

ilan iu rikthehet fitoreve ndaj Venezias me lehtësi1fg

37
0

Milani i rikthehet fitoreve pas barazimit në derbin ndaj Juventusit, shkruan Sinjali Sport.

Rossoneri triumfoi ndaj Venezias me rezultat të pastër 2-0.

Kuqezinjtë dominuan gjatë tërë takimit, por golat i realizuan në pjesë të dytë me Brahim Diaz dhe Theo Hernandezin si realizatorët.

Me këtë fitore, vendasit barazohen me rivalin Interin, ku kanë të dyja nga 13 pikë në krye, kurse mysafirët e inkuadruar këtë sezon kanë tre pikë në pozitën e 18. /Gazeta Sinjali Sporti/

Mbyllet edhe nata e dytë e raundit të tretë në kupën e Anglisë “Carabao”, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshje interesante u zhvilluan sot, ku pas përfundimit të dueleve ka pasur edhe rezultate befasuese.

Manchester United u eliminua në këtë fazë nga West Hami, pasi u mposhtë në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultat minimal 0-1.

Pablo Fornals e dërgoi skuadrën e tij në fazën tjetër pas golit të tij.

Chelsea barazoi me Aston Villën gjatë 90 minutave të kohës së rregulltë, mirëpo tutje u kualifikuan përmes penaltive skuadra londineze, duke i realizuar 5, e pësuar 3.

Timo Werner realizoi golin gjatë ndeshjes për vendasit, derisa Archer barazoi.

Arsenali fitoi më lehtësi në këtë raund, duke e demoluar Wimbeldonin me rezultat 3-0.

Lacazette, Smith-Rowe dhe Nketiah ishin golashënuesit për londinezët në këtë fitore.

Leicesteri e mposhti Milwalli në udhëtim 0-2, me golat e Lookman dhe Iheanachos.

Ndeshja interesante u luajt mes dy skuadrave të Premierligës, Wolves dhe Tottenham u ndan baras gjatë 90-të minutave 2-2, por londinezët u kualifikuan tutje pasi i shënuan 3 e morrën vetëm 2 gola nga pika e bardhë.

Ndombele dhe Kane realizuan për Spurs të parë, por vendasit nuk u dorëzuan duke barazuar me Dendoncker dhe Podencen. /Gazeta Sinjali Sporti/

Shpërndaje artikullin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here