Home Uncategorized Haradinaj për Qeverinë Kurti: Ata janë një shtëpi budallenj

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Ata janë një shtëpi budallenj

145
0





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër përsëri Qeverinë Kurti në mënyrën se si ata po qeverisin me Kosovën.

VV ka fituar 51% të zgjedhjeve dhe udhëheqë me të gjitha institucionet vendimmarrëse të ekzekutivit, e kjo nuk po i pëlqen Haradinajt i cili thotë se ata po udhëheqin gabimisht me vendin.

“Ai është naiv, ai është i retardum ai s’e di çka flet”, tha Haradinaj ndërsa kur u pyet nga drejtuesit e emisionit se për cilin është fjala ai tha se “cili do të jetë se njëjtë janë ata, një budallë, një shpi budallë”.

“Pa u kon budallë, shqiptari nuk bohet me Rusinë”, shtoi tutje ai.





Këto komente Haradinaj i bëri në emisionin Pressing në T7 ku po flitej për çështjen e ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri. Haradinaj tha se është pro vendosjes së reciprocitetit me targa.

Haradinaj ka treguar se çfarë do të bënte po të ndodhej në këtë situatë ku gjendet aktualisht kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas vendimit për zbatimin e masës për reciprocitetin për targat ndaj Serbisë. Ai tha se nuk është në rregull që kjo situatë të zgjidhet nga KFOR-i, pasi sipas tij, atëherë Kosova nuk është ‘zot i shtëpisë’.

“Po të ndodhesha në këtë situatë, i kisha mendu dy tre komponente. Së pari kisha mbajt një negocim të gjatë me aleatët, nuk e kisha lënë dikë me negociu në emër tënd, psh tash në emër tonë po negocion KFORi e që kjo nuk është në rregull. Kfori është një institucion i sigurisë që nuk ish dasht me pas një rol të negocimit të tillë.





Haradinaj, që është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, kritikoi ashpër edhe zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore”, tha Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here