Home Uncategorized Gjilani me pëmposht Llapin, Drenica triumfon ndaj Malishevës, Ballkani e Feronikeli ndahen...

Gjilani me pëmposht Llapin, Drenica triumfon ndaj Malishevës, Ballkani e Feronikeli ndahen në paqe

30
0

Ka filluar xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës me tri takime, shkruan Sinjali Sport.

Elita e futbollit kosovar kishte në program tri përballje mjaft interesante që përfunduan pak më parë.

Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit e mposhti Llapin me përmbysje 2-1.

Ballafaqim që i kishte të gjitha, nga rastet e shumta, shënimi i golave, kartonë të kuq si dhe rishikimi i VAR-it disa herë.

Legjendat nga Podujeva nisën më mirë ndeshjen, ku në minutën e 18-të i kaloi në epërsi Francisco Riveira.

Pjesa e parë u përmbyll me avantazhin e mysafirëve, mirëpo e dyta i takoi vendasve.

Skifterat startuan më mirë pjesën e dytë, duke sulmuar kundërshtarin, ku në minutën e 64-të u ndëshkua me karton të kuq Kushtrim Shabani nga radhët e llapjanëve, duke bërë penalti për vendasit.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua, Gerhard Progni, i cili barazoi shifrat.

Sidoqoftë, dominimin e Gjilanit e ndryshoi kartoni i kuq i Muhamed Dubovës, në minutën e 83-të pas një ndërhyrje të ashpër në portierin e Llapit.

Por, kjo nuk e ndali skuadrën e Munishit, pasi në të 86-ën minutë, Ahmed Halili, konkretizoi me kokë golin e fitores.

Ndeshje interesante në letër ishte edhe ajo mes Ballkanit e Feronikelin, që u ndan baras 0-0.

Skuadra suharekase kishte dominimin, por pa e gjetur rrugën e golit, duke u mbyllur takimi në paqe.

Drenica në tjetrën anë, siguroi fitoren ndaj të promovuarës në Superligë, Malishevës.

Klubi nga Skenderaj triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Harallam Qaqi ishte heroi i vendasve me golin e minutës së 19-të, nga asistimi i Hamitit.

Me këtë fitore Drenica kryeson në Superligë me 14 pikë, kurse Malisheva me 11 pikë është e treta.

Renditja e përditësuar pas përfundimit të këtyre tri ndeshjeve në Superligë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here