Home Uncategorized Bislimi: Të shtunën largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, nëse finalizohet marrëveshja e...

Bislimi: Të shtunën largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, nëse finalizohet marrëveshja e sotme

73
0





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë arritur një draft-marrëveshje me palën serbe sa i përket targave.

Bislimi ka thënë që nëse finalizohet marrëveshja e sotme, sipas tij, të shtunën largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, përcjell Klankosova.tv.

“Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, gjegjësisht largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve pastaoj do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largoheshin nga pikat kufitare”, ka thënë ai.





Tutje Bislimi ka dhënë detaje për përmbajtjen e kësaj draft-marrëveshje.

“Marrëveshja parasheh tri elemente. Elementi i parë është që nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë dhe të përdorin stikersat në vend të ndërrimit të tabelave, dhe kjo ka qenë synimi jonë që të kemi trajtim të barabartë.

Mirëpo, kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme për arsye se në të njëjtën kohë do të krijohet një grup punues i cili do të ketë për qëllim që brenda gjashtë muajve të ardhshëm ta gjejë zgjidhjen e përhershme të problemit të lëvizjes së lirë me vetura mes këtyre dy vendeve”.





“Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, gjegjësisht largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas kësaj marrëveshje ditën e shtunë do të vendoset KFOR-i lart ku pas disa orëve do të zëvendësonte Policinë Speciale e cila paralelisht me barrikadat do të largoheshin nga pikat kufitare”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here