Home Uncategorized Bekim Jashari tregon porosinë e Kadri Veselit dy javë para se të...

Bekim Jashari tregon porosinë e Kadri Veselit dy javë para se të shkonte në Hagë

112
0





Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka thënë dy javë para se të shkonte në Hagë se partia e tij nuk guxon të ketë kandidat kundër familjes Jashari.

Jashari zbulon se në bisedën e tij me Veselin, ai i kishte thënë se UÇK ka lindur prej familjes Jashari.

“Dy javë para se të shkoj për në Hagë. U pat sqaruar kjo se PDK sa të jetë në Skenderaj nuk guxon të ketë kundërkandidatit ndaj familjes Jashari sepse ne si PDK jemi dal nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po citoj zoti Veselin. Dhe UÇK është brum, dmth lind, nga familja Jashari. Dhe ne nuk guxojmë të kemi rivalitet apo kundërthënie ndaj kësaj familje apo UÇK-së. Sepse UÇK ka lindur nga kjo familje dhe nuk guxojmë të bëjmë gabime të tilla. Pra këto kanë qenë fjalët e zotit Veseli dhe ka qenë shumë takim miqësor, për të mos thënë vëllazëror”, tha ai.

Tutje ai tha se shpreson që krerët e UÇK-së në që janë në Hagë të lirohen sa më shpejt dhe të provohet lufta e drejtë e UÇK-së.





“Uroj që ata që janë atje të kthehen sa më shpejt dhe të kontribojnë për vendin dhe të vërtetohet se UCK të jetë përjetë ushtri e pastër”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here