Home Uncategorized Rama tregon nëse ka biseduar me Vuçiqin pas situatës së krijuar në...

Rama tregon nëse ka biseduar me Vuçiqin pas situatës së krijuar në veri

119
0





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nuk ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar në veri pas vendimit të reciprocitetit me targat, sepse Kosova është në të drejtën e saj.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiqin apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë në rrjetet sociale thonë me vëllanë tim Vuçiq sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. E drejta është me Kosovën dhe kaq, kjo është shumë e qartë.

Ne jemi në krah të Kosovës siç është gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër në Serbi është leximi më i gabuar”, tha Rama.





“Përfytyroni dhe ta përfytyrojë edhe vëllai im atje sikur të kishte ndodhur diçka në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe të mos ngrijë konfliktin. Nuk duhet ta harrojmë çfarë ndodhi me tarifën 100%.

E kam mbështetur si një klithmë të drejtë për të shtuar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës, dhe kaloi nga një akt për të shtruar problemin në një problem më të madh se vetë problemi.

Albini dhe gjithë kolegët e kanë pjekurinë për ta shmangur një gjë të tillë, por këtu nuk ka çka të ndërmjetësohet”, tha më tej kryeministri shqiptar, njofton Klankosova.tv.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here