Home Uncategorized Presidenca mohon se DASH e paralajmëroi Osmanin për rrezikim të sigurisë kombëtare...

Presidenca mohon se DASH e paralajmëroi Osmanin për rrezikim të sigurisë kombëtare në veri

109
0





Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, ka thënë se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por se nuk është paralajmëruar për rrezikimin të sigurisë kombëtare.

“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit.

Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari.

Më herët, Klan Kosova ka raportuar nga burime ndërkombëtare se presidentes Osmani i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia për mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke dërguar forcat speciale.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here