Home Uncategorized Këto janë fjalët e Kryeministrit Kurti për ndërhyrjen e KFOR-it në veri

Këto janë fjalët e Kryeministrit Kurti për ndërhyrjen e KFOR-it në veri

350
0





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri të vendit, pas raportimeve në disa media.

“Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it. Ne biseduam me zyrtarin e KFOR-it për gjendjen dhe situatën në veri. Vendimet që i marrim s’janë të pastra politike. Unë si kryeminstër dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime politike, por nga informatat që na vijnë nga atje, pasi KFOR-i qëndron për të kontrolluar situatën”

“Jemi të hapur për bisedime, kam biseduar edhe me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg. Unë nuk jam i informuar që do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri. Jemi për t’iu kthyer bisedimeve. I ftoj qytetarët për qetësi, sepse institucionet po e kryejnë punën e tyre”, u shpreh Kurti.





Kryeministri Kurti tutje tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë kam pritur në takim komandantin e përgjithëm të KFOR-it dhe bashkë me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësitë diplomatike, por edhe mekanizmat e tyre të sigurisë”, u shpreh Kurti.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here