Home Uncategorized Drejtori i Haskukës në Prizren rrahet me dajën e tij, mësohet arsyeja

Drejtori i Haskukës në Prizren rrahet me dajën e tij, mësohet arsyeja

246
0





Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren, Edon Muçaj, është raportuar se është përleshur fizikisht me dajën e tij.

Mehmet Hoti nga Prizreni, ka potencuar se në bazë të informatave që posedon, Drejtori i Inspektorateve Edon Muçaj, i emëruar nga kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka, është përleshur fizikisht me dajën e tij për prona, dhe si rrjedhojë daja i tij tani gjendet në paraburgim.

Ndryshe, Edon Muçaj është emëruar drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren në vitin 2020 nga Mytahir Haskuka.

“Edon Muçajn kam emëruar drejtor të ri të Drejtorisë së Inspektoratit”, kishte shkruar Haskuka në Facebook.





Hskuka kishte thënë se Muçaj ka integritet të lartë moral, është një punëtor i pashoq dhe është i gatshëm që të ballafaqohet me sfidat dhe problemet, si dhe të merr përgjegjësi për të mbrojtjur interesin publik.

Postimi i plotë i Hotit:

Shumë reklama bajke një kohë kandidati me numër 44 në listën e VV-së.

A është e rrugës që për prona, të rrihet daja me nip. Në bazë të disa informatave nga tereni thuhet se Drejtori i Inspektorateve Edon Muçaj, rrihet me dajën e tij për prona, dhe si rrjedhojë daja i tij gjindet në paraburgim.





Si t’i përgjigjemi në këtë rast thënies se çka ban nipi për daj dhe daja për nip?

Përgjigja po dihet, rrihen mes vete.

Edon, hajde ma gjallë ma gjallë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here