Home Uncategorized Detaje të reja/ Zbulohet si dhe pse ndodhi vrasja e 20-vjeçarit kosovar...

Detaje të reja/ Zbulohet si dhe pse ndodhi vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Zvicër

793
0





Gazeta Sinjali raportoi dje se një 20-vjeçar Ardit Nikçi nga Kosova mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur që ndodhi të shtunën mbrëma, në një pompë të derivateve, në Lucern të Zvicrës.

Gazetat Gjermane shkruajnë se 20-vjeçari vdiq pas një mosmarrëveshjeje që ndodhi në një pompë të benzinës në Lucern, ku u përdor thika. Sipas mediave në përleshjen ku mbeti i vrarë kosovari u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë.

Si nisi i gjithë sherri?

Mediat gjermane shkruajnë se i gjithë incidenti ku mbeti i vrarë 20-vjeçari kosovar, Ardit Nikçi, filloj në një kafene në një komunitet fqinj për shkak të borxheve financiare.





Pronari i kafenesë i cili ishte mik i të ndjerit Ardit Nikçi, i shiti inventarin e tij dikujt tjetër për dhjetëra mijëra franga më shumë. Meqenëse kishte ende një sasi të madhe të papaguar, pronari i kafenesë donte të fliste me borxhlinë (debitorin).

I njeri Ardit Nikçi, nuk kishte asnjë lidhje me borxhin dhe thjesht donte të ndihmonte mikun e tij. Por, sipas mediave gjermane, debitori kishte dërguar “miqt e tij” për “të zgjidhur çështjen”.

Mediat gjermane shkruajnë se në konflikt u përshinë persona me prejardhje nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here