Home Uncategorized Vdes 20-vjeçari nga Kosova në Zvicër, pas një përleshje me thika në...

Vdes 20-vjeçari nga Kosova në Zvicër, pas një përleshje me thika në një pompë benzine

309
0





Një incident me fatalitet ndodhi të shtunën mbrëma në një pompë të benzinës në Lucern të Zvicërs.

Rreth orës 19:30 mbrëmë, policia morri informatë për një incident në një pompë të benzinës, ku pas një përleshje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten.

Policia e kantonit të Lucernit konfirmojë incidentin në të cilin ka vdekur një person. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.

Sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme. Një 20-vjeçar kosovar mbet i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here