Home Uncategorized Roma i rikthehet fitoreve ndaj Udineses, me golin e Abraham

Roma i rikthehet fitoreve ndaj Udineses, me golin e Abraham

40
0

Roma i është rikthyer fitoreve në përballjen ndaj Udineses, shkruan Sinjali Sport.

Giallorossi triumfoi në “Olimpico” me rezultat të ngushtë 1-0.

Tammy Abraham realizoi golin e vetëm në këtë duel, në minutën e 36-të, nga asistimi i Riccardo Calafiori.

Me këtë fitore skuadra e Spalletit hyn në top 4-ën e madhe, me 12 pikë, kurse mysafirët me shtatë pikë mbajnë mesin e tabelës. /Gazeta Sinjali Sporti/Barcelona po e viziton Cadizin në kuadër të javës së gjashtë, e vlefshme për Laligën spanjolle, transmeton Sinjali Sport.

Cadizi si nikoqire në “Estadio Nuevo Mirandilla” po luan ndaj katalunasve, ku pas 45 minutave të parë rezultati është ai i fillimit 0-0..

Blaugranasit nuk kanë filluar mirë këtë sezon, duke i arritur tetë pikë në katër ndeshjet e para, në pozitën e nëntë.

Në tjetrën anë, vendasit kanë pesë pikë në vendin e 15-të. /Gazeta Sinjali Sporti/Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka refuzuar të flas lidhur me transferimin e mundshëm të yllit të Chelseas, Antonio Rudiger.

Bayern është në kontakte me agjentin e gjermanit dhe e do vitin tjetër si agjent të lirë.

Chelsea shpreson ta bind 28-vjeçarin të rinovojë, derisa edhe PSG dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën.

Pavarësisht spekulimeve, Nagelsmann nuk ka konfirmuar ose mohuar interesimin për Rudigerin.

“Nuk flas për lojtarët që janë me kontratë të klubet tjera, jemi jashtë afatit kalimtar”.

“Është gjerman, është duke përformuar mirë. Thomas e ka ndihmuar të arrijë nivelin më të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë gjermanit, që tani është ndër lojtarët kyç në “Stamford Bridge”. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here