Home Uncategorized Paralajmëron Albin Kurti: Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë...

Paralajmëron Albin Kurti: Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale

218
0





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se Serbia po provokon konflikt i cili mund të marrë përmasa rajonale.Kurti tha se hetimet policore do të zbardhin rastin e sulmeve në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

“Djegia e qendrës për regjistrimin e veturave në ora 01:00 pas mesnatës nuk ka qenë zjarr aksidental, por e qëllimshme. Edhe në qendrën e regjistrimit në Zveçan nga dritarja janë hedhur dy bomba dore, që fatmirësisht nuk eksploduar. Hetimet policore do të zbardhin rastet.

Sul met vijnë pas deklaratave nxitëse në Beograd për bllokimin e rrugëve që shpien në Jarinë e Bërnjak. Serbia po dëshiron të destabilizojë situatën, po sjellë deri në pikën kufitare helikopterë e avionë të prodhimit rusë. Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale.





Ftesës së Brukselit ne i jemi përgjigjur pozitivisht. Serbia ka refuzuar, pengesat e veprimet kriminale të Serbisë janë të tilla sepse krimi, frika, kaosi ka qenë e vetmja formë për mbijetesë për ta për 2 dekada.

Vendimi është masë e barabartë, që Serbia”, deklaroi Kurti.Kurti ftoi qytetarët në veri të mos dirigjohen nga ata që përfitojnë nga tensionet.“Ftojmë qytetarët në veri, të mos frikësohen nga veprimet kriminale dhe të mos dirigjohen nga ata që përfitojnë nga tensionet.

Paramendoni se çfarë do të ndodhte aty në pikat kufitare, sikur të mos ishinh policët tanë”, tha Kurti.

Kryeministri falënderoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për profesionalizimin e treguar gjatë kësaj kohe.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here