Home Uncategorized Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

45
0





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit”, ka shkruar Kupina, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kupina thotë se zyra e presidentes demanton raportimet se delegacioni përcjellës në Neë York ishte i madh.

“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë Klankosova.tv..




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here