Home Uncategorized Cannavaro largohet nga Kina, i përfundon kontrata

Cannavaro largohet nga Kina, i përfundon kontrata

39
0

Trajneri Fabio Cannavaro, ish-futbollisti i Interit, Juventusit, por edhe i Real Madridit, është larguar nga Kina, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Guangzhou.

Sipas portalit sohu.com, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anuluar udhëtimin e kthimit në Kinë të planifikuar për sot, pasi kishte pranuar me konsens përfundimin e kontratës së tij me klubin.

Për ta zëvendësuar atë, sipas mediave kineze, duhet të jetë kapiteni aktual i ekipit, Zheng Zhi.

Cannavaro filloi aventurën e tij kineze në stol me Guangzhou në 2015. Pas një sezoni te arabët e Al-Nassrit, ai drejtoi Tanjin, para se të kthehej në Guagzhou në 2018.

Në krye të klubit kinez ai fitoi një titull kampioni dhe një superkupë të Kinës. /Gazeta Sinjali Sporti/Futbollisti kosovar, Albin Thaqi është stërvitur sot me ekipin e parë të Dortmundit.

Për 19 vjeçarin nuk është hera e parë që stërvitet me ekipin e parë.

Thaqi luan si qendër-mbrojtës dhe vlera e tij në “transfermarkt” është 75 mijë euro.

Ai ka nënshtetësi gjermane dhe kosovare. Në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat U16 të Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here