Home Uncategorized Arben Vitia thotë se nëpër klasë do lejohen deri në 20 nxënës,...

Arben Vitia thotë se nëpër klasë do lejohen deri në 20 nxënës, jep detaje edhe për masat e tjera

229
0





Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se nga e hëna do të hynë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Ai në konferencë për media ka thënë se nga 27 shtatori do të nisë mësimi në institucionet parashkollore dhe arsimin parauniversitar.

“Procesi mësimor e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës. Parakusht për prani fizike është prania e 20 nxënësve nëpër klasë”, është shprehur Vitia.

”“Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës,

kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve. Klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisura me certifikata të vaksinimit, ose dëshmi se janë negativ me COVID-19”, tha ai.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here