Home Uncategorized Rreth 6,000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës çdo vit

Rreth 6,000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës çdo vit

163
0





Mbi 60,000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës që nga viti 2009, ka bërë të ditur Liridon Neziri, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB.

Neziri ka sqaruar se në këtë shifër nuk hyjnë vetëm persona që lëshojnë Kosovën, por edhe qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të BE-së, apo vende të tjera, e të cilëve shteti ku jetojnë, nuk ua pranon dyshtetësinë.

“Në vitin 2009 është themeluar Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe prej atëherë, mbi 60,000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia. Numri i përgjithshëm për çdo vjet sillet rreth 5,000-6,000 që heqin dorë nga shtetësia.

Kemi një numër të madh të diasporës në vendet e BE-së, të cilat nuk lejojnë dy shtetësinë. Po flasim për njerëzit që janë larguar në vitet e 90-ta.





Po flasim për një kategori të njerëzve që tashmë janë integruar në BE. Ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët nuk jetojnë në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e atyre personave që kërkojnë heqje dorë nga shtetësia e Kosovës, mbi 50% janë që kanë lindur në ndonjë vend evropian”, ka sqaruar Neziri në “60 minuta” të KTV-së.

Sipas tij, duke pasur parasysh numrin e madh të diasporës që ka Kosova, këto shifra janë të pranueshme.

Neziri ka folur edhe për kërkesat për shtetësi, duke shtuar se aktualisht Kosova ka rreth 500 kërkesa të tilla.

“Aktualisht kemi rreth 500 kërkesa këtë vit, për fitim të shtetësisë. Të gjithë personat, pavarësisht prej nga vijnë, ata që nuk janë shtetas të Kosovës, trajtohen si persona të huaj.





Absolutisht të gjitha kërkesat marrin përgjigje brenda afatit ligjor që është 6 muaj. Trajtimi i kërkesës dhe dhënia e shtetësisë janë dy çështje të ndryshme. Nganjëherë përgjigjet nuk u pëlqejnë sepse marrin përgjigje negative për shkak të mosplotësimit të kritereve”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here