Home Uncategorized Ish anëtari i Partisë Socialiste të Shqipërisë krahason policët e Kosovës me...

Ish anëtari i Partisë Socialiste të Shqipërisë krahason policët e Kosovës me ushtrinë e Millosheviçit

1064
0





Ish-kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist në Shqipëri, Juxhin Çela, ka krahasuar policët e Kosovës të cilët janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targat e automjetëve me Serbinë, me ushtrinë e Slobodan Miloshevicit, shkruan Gazeta Insajderi.

Ish anëtari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Juxhin Çela, ka ngjallur reagime të shumta me postimin e tij në Twitter, ku duke komentuar reagimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se një veprim i tillë nuk dallon shumë nga ushtria e Milloshevicit.

“Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai.

Juxhin Çela ishte pjesë e partisë socialiste në Shqipëri deri në vitin 2014, teksa ishte në krye të Forumit Rinor të kësaj partie.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here