Home Uncategorized Alarmon Daçiq: Po na e marrin Veriun

Alarmon Daçiq: Po na e marrin Veriun

321
0

“Kjo që po ndodhë në Jarinje është prova gjenerale si do të reagojë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, shtrohet pyetja kush është mentor i kësaj…Gjermania, ShBA apo dikush tjetër, por heshtja është shenjë e miratimit”, ka deklaruar kreu i Kuvendit Ivica Daçiq.





“Erdhën në veri të Kosovës pa paralajmërim, gjë që nuk ju lejohet…duan që bashkësinë ndërkombëtare ta sjellin para aktit të kryer. Ata këtë e kanë bërë e toleromi i një situate të tillë politike sjell situatën si tash në Jarinje”, ka thënë Daçiq në emisionin e mëngjesit në Kurir TV.

“Të përkujtoj se kjo temë ishte aktuale kur nisën bisedimet në Bruksel në vitin 2012, kur unë isha në bisedime, Thaçi dhe unë kemi nënshkruar marrëveshjen, ku thelbi ishte formimi i asociacionit, që edhe sot e kësaj dite nuk është përmbushur”, tha ai.





Garant i marrëveshjes dhe nënshkrimeve ishte Ashton dhe BE, tha Daçiq duke përkujtuar se kanë ndodhur edhe shumë gjëra që janë toleruar sikurse edhe tash, si është vendosja e taksës 100 për qind, ushtria e Kosovës, aplikimi për anëtarësim në UNESCO dhe bashkësitë tjera, gjykimet e serbëve etj.





“Thelbi i kësaj është marrja e veriut…ai Kurti po sillet sikur para ardhjes së tij nuk ka ndodhur asgjë…vetëm nuk e di a është i marrë apo e bën me pëlqimin e dikujt”, u shpreh Daçiq.

“Ata nuk duan marrëveshje”, shtoi ai, duke vlerësuar se aksioni në Jarinje është provë gjenerale si do reagojnë Serbia edhe bashkësia ndërkombëtare.





Ai theksoi se “ajo që e nervozon janë heshtja e zëshme rreth nesh, nuk ka asnjë reagim…fajtor Vuçiq edhe Daçiq…vetëm kjo dëgjohet e nuk ka propozime çka më tutje”, tha Daçiq, duke përkujtuar se kur Kurti ishte në Nish në burg, Koshtunica e ka liruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here