Home Uncategorized Parim Olluri: Vendimi i Kurtit për reciprocitetin për targa erdhi pasi e...

Parim Olluri: Vendimi i Kurtit për reciprocitetin për targa erdhi pasi e kuptoi se është keq në sondazhe

296
0





Gazetari Parim Olluri ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të vendosur reciprocitetin duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Olluri në Pressing të T7 tha se ky do të ishte një vendim i drejtë në rrethana normale por shtoi se ky vendim po bëhet në kohë fushate prandaj sipas tij është një vendim “i mbrapsht”

Olluri tha se vendimi erdhi pas informatave se Vetëvendosja po qëndron keq në sondazhe.

“Normalisht që është vendim i drejtë, por në kohën kur meret mendoj që është vendim i mbrapsht sepse po bëhet në kohë fushate zgjedhore pas informative që ai është keq në sondazhe”, tha Olluri.





Ai shtoi se qytetarët në zgjedhje votojnë për kryetar që u ofron zgjidhje për çështje lokale e jo për ato nacionale.

“Kryeministri në pako zgjedhore po ua ofron ruajtjen e kufirit në Jarinje. Njerëzit që votojnë në tetor kanë nevojë të votojnë për kryetar që ofrojnë zgjidhje për çështje lokale e jo për çështje nacionale”, ka thënë Olluri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here