Home Uncategorized Kampioni aktual Ylli vazhdon të kërkojë fitoren e parë, mposhtet edhe nga...

Kampioni aktual Ylli vazhdon të kërkojë fitoren e parë, mposhtet edhe nga Bashkimiis1f

59
0

KB Bashkimi ka fituar një ndeshje mjaft të vështirë, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra nga Prizreni mposhti në udhëtim, KB Yllin, me rezultat të ngushtë 55:60.

Një përballje që u mbyll me pak pikë, pasi ana defensive ishte në nivel.

Fundori kosovar, Valon Bunjaku, ishte më efikasi në këtë takim, duke realizuar 15 pikë dhe 8 pikë.

Në anën tjetër te vendasit asnjë basketbollistë nuk shënoi pikë dyshifrore, mirëpo 9 pikët e Erjon Kastratit ishin më të mëdha.

Kjo ishte fitorja e parë për prizrenasit, derisa pas dy ndeshjeve therandasit ende nuk kanë asnjë fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/

Myrto Uzuni ka shpërthyer për Ferencvaros në Kupën e Hungarisë sot.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, skuadër e kategorisë së tretë në Hungari.

Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 e dha një asistim për Gera Zalan.

Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia një tjetër gol.

Spektakli vazhdoi në të 82-ën teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën.

6 gola në një ndeshje beratasi as që i kishte ëndërruar por i bëri realitet në sfidën ndaj Hatvan, ndeshje të cilën Ferencvaros e fitoi me rezultatin 9:0 duke u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Hungarisë. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here