Home Uncategorized Juventus ende nuk e shijon fitoren, barazon edhe në derbin italian ndaj...

Juventus ende nuk e shijon fitoren, barazon edhe në derbin italian ndaj Milanit

31
0

Derbi i javës së katërt në Serie A ka përfunduar mes Juventusit dhe Milanit, shkruan Sinjali Sport.

Bianconeri barazoi edhe me Rossonerin në “Allianz Stadium” me rezultat 1-1.

Vendasit filluan mirë, ku në minutën e katërt, Alvaro Morata i kaloi në epërsi përmes një kundërsulmi të shpejt.

Goli i barazimit nuk erdhi deri në minutën e 76, ku kroati Ante Rebic barazoi.

Zonja e vjetër po kalon formë të dobët në ligë, ku ende nuk e ka shijuar fitoren e i ka vetëm dy pikë, kurse mysafirët nga qyteti i modës kanë tre fitore nga dhe një barazim në katër ndeshjet e para në krye të Serie A. /Gazeta Sinjali Sporti/\
Paris Saint-Germain e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Lyonit, në derbin francez që po zhvillohet momentalisht në Paris.

Neymari barazoi për 1:1 në minutën e 65-të me anë të penaltisë.

Sulmuesi brazilian shënoi nga pika e bardhë të cilën e fitoi vetë edhe pse u prit që do ia jep Leo Messit që të shënojë golin e parë nën fanellën e PSG.

Ky ishte goli i parë i Neymarit këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here