Home Uncategorized Ylli i Suharekës shkëlqen sërish, mposht Rahovecin dhe bën hap të madh...

Ylli i Suharekës shkëlqen sërish, mposht Rahovecin dhe bën hap të madh drejt finales

65
0

Golden Eagle Ylli ka fituar ndeshjen e tretë gjysëmfinale në play-off ndaj Rahovecit, shkruan Sinjali Sport.

“Xhebrailat” mposhtën “Vreshtarët” në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Suharekë më rezultat 77-68.

Ata dominuan pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Basketbollistët që shkëlqyen për Golden Eagle Yllin ishin, Clark me 25 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime dhe Morina me 17 pikë dhe 10 kërcime.

Për Rahovecin shkëlqyen, Daniel me 19 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime dhe Davis me 18 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

/Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here