Home Uncategorized Prishtinasi ther me thikë vëllanë e tij, i shkakton plagë të rënda...

Prishtinasi ther me thikë vëllanë e tij, i shkakton plagë të rënda trupore

212
0





Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij.

Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here