Home Uncategorized Pas Kane edhe një tjetër futbollistë startues largohet nga Tottenhami

Pas Kane edhe një tjetër futbollistë startues largohet nga Tottenhami

36
0

Duke ndjekur dëshirën e bashkëlojtarit Harry Kane për t’u larguar, mesfushori Tanguy Ndomebele i ka thënë presidentit Daniel Levy që gjithashtu dëshiron të largohet.

Kjo sipas “Football Insider’’, që raporton se francezi është i gatshëm për lëvizjen e re, pas vetëm dy viteve kur arriti nga Lyon,.

Thuhet se Ndombele nuk është në planet e Nuno Espirito Santos dhe dëshiron largimin para se të mbyllet afati veror me 31 gusht.

Ndërkohë, Tottenham tashmë ka nisur të kërkojë skuadër, por nuk dihet nëse do realizohet.

Skuadra londineze nuk do lejojë huazimin vetëm shitje, edhe pse momentalisht nuk ka asnjë ofertë zyrtare. /Gazeta Sinjali Sporti/

Bayern Munich, Robert Lewandowski, po dëshiron një aventurë të re, shkruan “Goal” përcjellë Sinjali Sport.

Sipas “Sky Sports”, polaku i ka treguar bavarezëve se është duke dëshiruar sfidë të re.

Pas kuptimit të dëshirës së 32-vjeçarit, skuadra e Bayernit ka caktuar çmimin për cilëndo skuadër që e dëshiron në radhët e saja.

Bavarezët kërkojnë 110 milionë funte për shërbimet e Lewandowskit. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here