Home Uncategorized Pas humbjes ndaj Cityt, reagon Neymar

Pas humbjes ndaj Cityt, reagon Neymar

53
0

Pas humbjes kundër Manchester City, Neymar ka këmbëngulur se ekipi i tij, Paris Saint-German, ka gjasa për ta arritur finale e Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja mes PSG dhe Manchester City përfundoi me rezultat 1:2, ku Neymar dhe Mbappe hasën në shumë vështirësi për ta thyer mbrojtjen e City dhe tani PSG duhet ta mposhtë skuadrën angleze patjetër javën e ardhshme në Etihad për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

“E humbëm betejën por lufta vazhdon. Unë besoj në ekipin tim, unë besoj se mund të luamë më mirë seç luajtëm sot. Forca Paris. 1% fat, 99% besim”, shkroi Neymari në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali Sporti/

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur pas fitores ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

City mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj PSG-së me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finalen e madhe.

Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri i Cityt, por Guardiola ka shtuar se asgjë nuk ka përfunduar me fitoren në ndeshjen e parë.

“Filluam me të vërtetë mirë ndeshjen. Pësuam një gol dhe pas kësaj ndjemë presionin. Pjesa e dytë ishte e shkëlqyeshme në çdo repart”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes për BT Sport.

“Ne kemi shënuar dy gola në udhëtim, gjë që është shumë e rëndësishme, por ne kemi një punë të vështirë për të bërë pas gjashtë ditëve”.

“Në rezultatin 1-0 nuk kishim posedim të mirë në pozicionet e duhura. Ky klub nuk ka shumë përvojë në këtë fazë të garës. E tëra që dua është që ne të jemi vetvetja në ndeshjen e dytë”.

“Ne jemi duke luajtur mirë në një mënyrë të caktuar, nuk mund ta bëjmë ndryshe. Ndonjëherë ju duhet kohë për të qenë më të relaksuar dhe për të qenë vetvetja”.

“Ne ndryshuam pak mënyrën se si bëm presion në pjesën e dytë. Nuk është e lehtë kundër Neymar, Mbappe dhe Di Maria. Unë jam kaq i kënaqur me performancën”, përfundoi trajneri i Cityt. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here