Home Uncategorized Cuadrado: Shpresoj që Argjentina ta fitoj Copa American këtë vit dhe të...

Cuadrado: Shpresoj që Argjentina ta fitoj Copa American këtë vit dhe të mos mbahet më çdo vit

30
0

Kolumbia u eliminua në gjysmëfinale të Copa Americas në penalti nga Argjentina.

Mirëpo, futbollisti kolumbian, Juan Cuadrado nuk ishte i kënaqur me organizimin vjetor të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore, CONMEBOL-it.

Cuadrado deklaroi se organizimi i Copa Americas çdo vit po i lodh lojtarët dhe nuk duhet të jetë kështu dhe ai shpreson që Argjentina ta fitojë në mënyrë që të mos organizohet ky turne çdo vit, duke aluduar se organizimi bëhet çdo vit vetëm për t’ia dhënë Argjentinës mundësinë për ta fituar.

“Ne jemi të lodhur, fizikisht dhe emocionalisht”, tha ai.

“Kjo duhej të ishte koha jonë e pushimit, por në vend të asaj ne luajmë ende sepse çdo vit organizohet një Copa America”, tha Cuardado.

“Shpresoj që nëse Argjentina e fiton këtë herë, CONMEBOL më në fund do të pushojë së organizuar këtë kampionat çdo vit”, përfundoi Juan Cuadrado. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here