Home Uncategorized Aksident në Ferizaj, kamioni për pak bie nga ura, policia jep detajet

Aksident në Ferizaj, kamioni për pak bie nga ura, policia jep detajet

175
0





Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Nerodime të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një kamion me beton që për pak ka rënë nga ura. Në vendngjarje ka dalë policia.

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një aksident në fshatin Nerodime të komunës së Ferizajt, ku një kamion për pak ka rënë nga ura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Mehmedali Hajdini, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ku vetëm dy gomat e para të kamionit kanë rënë në urë pasi që e ka lëshuar rrugën për automjetin tjetër.

Siç bëhet e ditur si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.





“Aksident i lehtë në mes të dy autmojeteve, kamioni e ka lëshuar rrugën afër urës, rreth 1 metër e gjysmë, vetëm gomat e para kanë rënë. Si pasojë e këtij aksidentit, lëndime të lehta turpore ka pësuar vetëm një person, i cili pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar menjëherë”, ka thënë Hajdini për Sinjalin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here