Home Uncategorized Zyrtare: Roma njofton me transferimin e Rui Patricios

Zyrtare: Roma njofton me transferimin e Rui Patricios

42
0

Klubi i Romës para pak çastesh ka bërë të ditur transferimin e fundit, shkruan Sinjali Sport.

Giallorossi ka zyrtarizuar portierin veteran Rui Patricion.

Portugezi i bashkohet verdhekuqve për një shumë prej 11 milionë eurove dhe bonuseve nga skuadra angleze Wolverhampton Wanderers.

33 vjeçari ishte një nga më të kërkuarit prej trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho.

Special One pas portierit portugez synim ka shërbimet e shqiptarit Granit Xhaka.

Pesë sezone më shumë në “Camp Nou”, 20 milionë euro në sezon, arrihet akordi mes Barçës dhe Messit.

Telenovela e rinovimit të Leo Messi së shpejti do të marrë fund.

Siç njoftojnë “Sport dhe “L’Esportiu”, tashmë është arritur marrëveshja midis palëve dhe mungon zyrtarizimi.

Leo është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e fëmijërisë, ku do të fitojë 20 milionë euro në sezon, jo shifra të larta në krahasim siç ishte raportuar javëve të fundit.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Messi me kontratën e re, do të fitojë diku rreth 40 përqindëshin e rrogës që ka pasur në kontratën e fundit që i ka skaduar më 30 qershor.

Messi kishte oferta nga PSG dhe Manchester City, dhe ishte 99%, apo pothuajse 100% i sigurt që të largohet vitin e kaluar, por kundër dëshirës së tij qëndroi në “Camp Nou” dhe brenda një viti, me ardhjen e Joan Laportës, ndryshoi gjithçka dhe Messi, u pajtua që të vazhdojë të luajë në klubin e fëmijërisë, ku synon të fitojë shumë më shumë, pasi i beson projektit të presidentit të ri. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here