Home Uncategorized Shpërthyen shakatë pasi Bahtiri tha se nuk e ka planin me vete,...

Shpërthyen shakatë pasi Bahtiri tha se nuk e ka planin me vete, sot e publikon një

239
0





I pari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, mbrëmë ka bërë një gafë pasi tha se ka program zgjedhor për katër vitet e ardhshme por që se ka me vete.
Kjo deklaratë e Bahtirit ka bërë që të fillojnë shakatë në rrjetet sociale. Bahtiri megjithatë publikoi sot një planprogram, raporton Gazeta Express.

“Kam program zgjedhor por nuk e kam me vete. Jam duke punuar bashkë me Qeverinë e Kosovës për arsye se e kam një Qeveri mbi supet e mia që do të më mbrojë fuqishëm duke bashkëpunuar ngushtë me Kryeministrin e tashëm“, u shpreh Bahtiri.

Lajçak takon përfaqësuesit e sektorit privat në Kosovë, ja çfarë u diskutu…

Pas kësaj deklarate të tij kanë filluar shakatë nëpër rrjete sociale.





Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut u përkujdes që sot të publikoj planprogramin zgjedhor për vitet 2021-2025.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, kam kënaqësinë që të publikoj për juve Programin tim zgjedhor, i cili prej tash do të jetë publik dhe do të mund të gjeni përgjigje për projektet e mia në mandatin e ardhshëm qeverisës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Agim Bahtiri me komunën e Mitrovicës së Jugut qeverisë tash e tetë vite, së pari me AKR-në e Behgjet Pacollit ndërkaq tani me VV-në e Albin Kurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here