Home Uncategorized “Nuk do gjej qetësi deri në zbardhjen e së vërtetës”, postimi prekës...

“Nuk do gjej qetësi deri në zbardhjen e së vërtetës”, postimi prekës i familjarit të 23-veçares që vdiq dje në Drenas

301
0





Haxhi Xhemajli, familjari i 23-vjeçares nga Drenasi, Zarife Imeri, e cila ndërroi jetë dje, ka shkruar se ai nuk do të gjejë qetësi deri në momentin kur do të zbardhet e vërteta për vdekjen e mbesës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se dikush duhet të jap llogari për vdekjen e Zafires.

“Mbesa ime vdekja jotë është ënde misterjoze . Nuk do gjej qetësi deri në zbardhjen e së vërtetës. Dikush do të jep llogari të betohem“, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Klinika Emergjente e QKUK-së nëpërmjet një reagimi të bërë dje kanë thënë se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.





Tutje ata kanë shtuar se familjarët e viktimës kanë refuzuar obduksionin.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark), shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në reagim.

Ndryshe, daja i saj Haxhi Xhemajli nga Drenasi po pretendon se mbesa e tij, Zarife Imeri, 23-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të vaksinimit.

Ai thotë se mbesa e tij është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Drenas, më 13 shtator rreth orës 15:29 dhe 48 orë më pas, ka ndërruar jetë.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndron në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni. Prehu në paqe, mbesa jonë”, shkroi dje ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here