Home Uncategorized Owen: Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomena, por PSG më e dobët...

Owen: Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomena, por PSG më e dobët me këta tre

50
0

Debutimi zhgënjyes i treshes së mrekullive Messi-Neymar-Mbappe është pasuar nga shumë polemika dhe kritika.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, ka qenë i drejtpërdrejtë për paraqitjen e treshes në fjalë.

“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomen, por unë them se PSG-ja është më e dobët me këta të tre”, ka thënë ish-sulmuesi për BT Sport.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë thonë se PSG-ja është favorite për Ligën e Kampionëve.

Unë besoj se skuadrat angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë shumë më lart. Lojtarët që do të mund të bëjnë diferencën për PSG-në në Ligën e Kampionëve janë Donnarumma me Sergio Ramosin dhe jo Messi”, ka shtuar topi i artë i vitit 2001. /Gazeta Sinjali

Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit me rezultat 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, me një seri prej 17:3, dhe e fituan çerekun e parë 19:5.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, u kontrollua nga vendasit, që e fituan këtë pjesë 20:15, duke shkuar në pushim me rezultat 39:20.

As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë me verdhezinjtë që ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e tretë 24:19 dhe atë të fundit 23:12, për të triumfuar në fund me rezultat 86:51.

Te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë dhe 20 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë kërcime.

Edmond Kryeziu me 13 pikë ishte më i miri te mysafirët, në këtë disfatë. /Gazeta Sinjali Sporti/ Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here