Home Uncategorized Moshat e 14 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Moshat e 14 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

236
0





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu sot janë shëruar 1 mijë e 382 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 13 mijë e 473.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe moshat e 14 të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga kjo shifër, 8 viktima janë meshkuj dhe 6 femra.

4 viktima janë të moshës 80+, 7 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare dhe 3 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç. /Gazeta Sinjali/



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here