Home Uncategorized Milani zbulon fanellën për edicionin e ri

Milani zbulon fanellën për edicionin e ri

55
0

Milani ka zbuluar fanellën bazë për edicionin 2021/22.

Skuadra italiane vendosi që t’i njoftojë tifozët e tyre për dizajnin e ri të fanellës me të cilat do të luajnë për të shumtën e kohës.

Rossonerët i kanë qëndruar besnik ngjyrës së tyre, kuq e zi, derisa për dallim nga ky edicion, tani kanë vetëm vijat me dy ngjyrat bazë.

Natyrisht se në to nuk kishte se si të mungonte edhe e bardha që vihet në emblemë, në markën e prodhuesit, Pumas dhe në atë të marketingut “Emirates/Fly Better”.

E njëjte gjë shkon edhe për kategorinë e femrave, për dallim që sponzori u dallon, “Banco BPM”./Gazeta Sinjali Sporti/

Golden Eagle Ylli ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj KB Pejës në finalen e play-offit të Superligës së Kosovës, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra nga Theranda ka fituar 70-67 ndaj Pejës, pikërisht në stadiumin e këtyre të fundit.

Edhe pse Peja e nisi më mirë këtë ndeshje, Ylli fitoi në fund me 70 pikë përballë Pejës 67.

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha, me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli Clark realizoi 19 pikë, pati tre kërcime dhe pesë asistime /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here