Home Uncategorized Kosova e Shqipëria ndahen në paqe në eliminatoren për Kupën e Botës

Kosova e Shqipëria ndahen në paqe në eliminatoren për Kupën e Botës

35
0

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me barazim fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”.

Dardanet, të enjten, në stadiumin “Elbasan Arena” e kanë mbyllur përballjen me Kombëtaren e Shqipërisë, me rezultat 1:1.

Të parat në epërsi kaluan futbollistet kuqezi, me golin e Megi Doçit nga penalltia, në minutën e 43-të.

Ndërkaq, shifrat i barazoi e rikthyera te Kombëtarja e Kosovës, Valentina Limani, në minutën e 72-të pas asistimit të kapitenes Erëleta Memeti.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija pas ndeshjes theksoi se në bazë të asaj se si rrodhi ndeshja, atëherë barazimi mund të jetë rezultat i pranueshëm, edhe pse në këtë duel kishin udhëtuar për 3 pikët.

Ajo po ashtu e pranoi faktin se ndikim të madh pati edhe ngarkesa emocionale e lojtareve, duke ditur se përballeshin me Shqipërinë.

Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë më 21 shtator në “Fadil Vokrri” kundër Norvegjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here