Home Uncategorized Juventusi ia plotëson dëshirën e parë Allegrit

Juventusi ia plotëson dëshirën e parë Allegrit

39
0

Sipas “Sky Sport”, Juventus dhe Sassuolo kanë gjetur formulën e merkatos për transferimin e mesfushorit të Sassuolos dhe ekipit kombëtar italian, Manuel Locatelli te bardhezinjtë.

Huazim dy-vjeçar me detyrimin e blerjes të vendosur në 40 milion euro.

Në atë pikë, pagesa e shtyrë me këste do të ndodhte me marrëveshjet e mëposhtme: këstin e parë prej 10 milion euro, këstin e dytë prej 10 milion euro që do të paguhet në vitin e dytë dhe shuma përfundimtare prej 20 mln euro në vitin e tretë.

Pagesa e parë paraprake do të ndodhte me transferimin përfundimtar të mbrojtësit të ri rumun te Sassuolo, Dragusin, i vlerësuar saktësisht 10 milion euro. /Gazeta Sinjali Sporti/

Chelsea raportohet ka kthyer vëmendjen drejt mesfushorit të Barcelonës Miralem Pjanic, transmeton “Le 10 Sport”, përcjellë Sinjali Sport.

“Blutë” e Londrës po vlerësojnë një ofertë për huazimin e 31-vjeçarit.

Mirëpo, Paris Saint-Germain është gjithashtu e gatshme të rrëmbej shërbimet e tij duke i ofruar një kontratë dy vjeçare.

Mbetet të shihet nëse Barca do të jetë e hapur për huazimin e boshnjakut pasi ata janë të interesuar për shitjen e disa lojtarëve në mënyrë që të ulet shifra e lartë e shpenzimeve në paga. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here